Instituti për Hulumtime Strategjike dhe Edukim (ISIE) në bashkëpunim me Institutin për Zhvillim dhe Alternativa (IDRA) – Tiranë dhe Qendrën për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CESID) – Beograd kanë organizuar Shkollën Trilateralë Pranverore për Parandalimin e Korrupsionit në Arsimin e Lartë në periudhën nga 15-18 maj 2024 në Ohër, Maqedonia e Veriut.
Shkolla Trilateralë është organizuar brenda Projektit për Universitete pa Korrupsion në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Tridhjetë liderë studentorë dhe aktivistë (10 pjesëmarrës për vend) si dhe 5 ekspertë kanë ndjekur programin. Shkolla u ka ofruar studentëve mundësinë për të përfituar njohuri teorike dhe praktike për parandalimin e korrupsionit në universitete. Gjatë ceremonisë së hapjes së Shkollës, menaxheri i projektit Mišo Dokmanović ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër korrupsionit, si dhe përdorimin e mjeteve të reja digjitale të zhvilluara përmes projektit (chatbot) të cilat janë në dispozicion të studentëve.
Kjo përpjekje bashkëpunuese është bërë e mundur në kuadrin e grantit rajonal të projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Shoqërinë e Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkim dhe Krijim Politikash (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).